Këngëtari grek, Konstantinos Argiros nesër koncert në Tiranë

Këngëtari grek, Konstantinos Argiros nesër koncert në Tiranë

308
SHPËRNDAJE

Këngëtari grek Konstantinos Argiros vjen për herë të parë në Tiranë, për të ndarë me publikun shqiptar tingujt e muzikës së tij. Artisti më i suksesshëm i gjeneratës së tij, do të ngjitet nesër mbrëma në një koncert në skenën e Pallatit të Kongreseve. Argiros ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku është pritur edhe nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili i dhuroi Kullën e Sahatit.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë një mik, një shok, një vëlla, si Konstantinos Argiros, i cili ardhur këtu për një super koncert në Pallatin e Kongreseve. Mezi presim të kënaqemi të gjithë! Unë besoj se diplomacia më e mirë nuk është ajo e shteteve dhe e qyteteve, por ajo mes njerëzve të artit dhe kulturës, sepse është ajo që e kuptojnë të gjithë. Besoj fort se gjuha e artit, e kulturës, e këngës është gjuha që na bashkon. Ju mirëpresim të gjithëve nesër në Pallatin e Kongreseve, duke filluar që nga ora 19:00 për një super koncert, që do të na bashkojë si fqinjë të mirë, si djem e vajza të rinj, që duan të ecin përpara dhe të ndërtojnë një histori në këtë vend të bekuar që është Ballkani,” u shpreh Veliaj.

Artisti i muzikës greke vlerësoi mikpritjen e veçantë dhe u shpreh entuziast për koncertin në Tiranë ku, siç tha ai, do të përcjellë gjithë energjinë e “Athina mou”, këngës që adhurohet jo vetëm në Greqi, por edhe nga publiku shqiptar. “Jemi në Tiranë për të kaluar një natë fantastike në Pallatin e Kongreseve. Besoj se njerëzit këtu në Shqipëri janë fantastikë. Ju dërgoj dashurinë time nga “Athina ime” në Tiranë,” u shpreh këngëtari Argiros.

S'KA KOMENTE