Kejdi MEHMETAJ ne takimet ne FIER: Komuniteti kerkon ndryshimin/JA programi i LSI...

Kejdi MEHMETAJ ne takimet ne FIER: Komuniteti kerkon ndryshimin/JA programi i LSI per daljen nga kriza

711
SHPËRNDAJE

Kandidatja e LSI per Qarkun FIER Kejdi MEHMETAJ per gjate gjithe kesaj fushate elektorale ka percjelle ne takimet e saj ne qytet ,cdo fshat, ne cdo lagje , shtepi, fermer , tregetaret,qytetar , te rinje, gra e vajza programin e LSI per zhvillimin dhe permirsimin e jetes ne sektoret me jetik.

Ne takimet e zhvilluara mes banoreve te zonave ne Fier, Patos e Roskovec kandidatja e Kejdi MEHMETAJ ,pervec takimeve ku eshte njohur me problematiken e banoreve eshte percjelle programin e LSI nga eshte marre prej tyre nje besim te shtuar per ndryshimin e 25 prillit


LSI ka një plan të qartë e konkret për të rritur cilësinë e arsimit
 në vend, pasi për ne arsimi nuk është shpenzim por investimi më i drejtë e aftgjatë që mund të bëjmë për Shqipërinë. 
Programi që ne kemi punuar, që fillon me rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të PBB dhe rritjen e cilësisë në mësimdhënie e performancë, synon të afrojë brezat e rinj me tregun e punës e të formojë qytetarë të edukuar, të aftë për tu përballur me sfidat e të ardhmes e të zotë për të ndërtuar familje të shëndetshme neser. 
LSI do të punojë me seriozitet që mësuesve tu kthehet dinjiteti, shkollat të kenë infrastrukturë moderne e kurrikulat të jenë në funksion të dijes. Koha sot kërkon breza të edukuar drejt mendimit kritik e të aftësuar në teknologji, ndaj ne kemi gati një plan të detajuar në këtë drejtim. 
Për LSI arsimi është prioritet, sepse e ardhmja e vendit është prioritet. LSI do të investojë në arsim, sepse arsimi cilësor është themeli i një shoqërie të zhvilluar. 

Programi i LSI për BujqësineNe do të japim mbështetje reale për bujqësinë, me një vlerë mbi 200 milion euro çdo vit.Do të bëjmë TVSH 0% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale Made in Albania; Pajisja me Kartën e Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSH-së për imputet bujqësore, (plehra kimik, fidanë, fara, naftë), për rimbursimet dhe subvencionet. 
Programi nga “Bebja në bebe” 
 Mbështetje për familjet e reja dhe rritje të lindshmërisë. Programi nga “Bebja në bebe” duke krijuar fondin për çdo fëmijë të lindur që do ti kthehet në momentin që riprodhon vetveten. 1000 USD fond fillestar deri në maturim rreth 25.000 USD. Mendoni një çift të ri, të cilit i mundësohet blerja e një shtëpie të re, një makine të re, ose liria financiare për të bërë zgjedhjet më të mira për fëmijën e tyre të porsalindur. Programi ynë “nga bebja në bebe” e realizon këtë. Investon 1000 USD me lindjen e fëmijës, që i kthehet në vlerën rreth 25 000 USD, në momentin që ndërton familjen e tij dhe sjell në jetë një fëmijë.
Nga bebja ne bebe, është mbështetje dhe shpresë për familjen, për vendin tonë. LSI lufton për të rinjtë dhe ne e kemi alternativën që i nxit ata të qëndrojnë për ta ndërtuar të ardhmen këtu. Tani është koha për ndryshim. Tani është koha të mendojmë për të ardhmen tonë. Tani është koha për ta bërë Shqipërinë shtëpi.

Bilanci i vitit të kaluar e gjeti Fierin me një rritje prej 58%  të bizneseve të mbyllyra . Bizneset në Fier mbyllin dyert, jo vetëm si shkak i pandemisë por edhe nga emigrimet masive të qytetarëve, nga taksat e larta dhe abuzimet e institucioneve gjobëvënëse të drejtuara nga rilindja 
Ne si  LSI do i kthejmë frymëmarrjen biznesit, me taksën 9% dhe rimbursimin e shpenzimeve në 5% të vlerës së faturës të çdo blerjejeDo të mbështesim teknologjinë e informacionit dhe telekomunikacionit, si motor të jashtëzakonshëm të zhvillimit ekonomik dhe social

Angazhimi kryesor i LSI është kundrejt të rinjve, që të marrin arsim cilësor, të trajnohen profesionalisht e të kenë vende pune të mirëpaguara. Mungesa e shpresës dhe e mundësive po i shtyn të rinjtë drejt emigrimit, Fieri po boshatiset dita dites. Këtë fenomen ne duhet ta luftojme ndaj LSI ka hartuar një program konkret për të rinjtë: Garancia Rinore- Program i hartuar për hyrjen e të rinjve në tregun e punës me anë të mbështetjes direkte deri në shumën 2000€ ne vit, kredi të buta me garanci shtetërore dhe nxitjen e inkubatoreve të biznesit. Programi i LSI “Mëso dhe Fito” nxit punësimin e të rinjve që në bankat e shkolles, duke zhvilluar praktike pune te paguara.

S'KA KOMENTE