KAS rrëzon kërkesën e LSI dhe PD për zgjedhjet ne Qarkun e...

KAS rrëzon kërkesën e LSI dhe PD për zgjedhjet ne Qarkun e Gjirokastrës

52
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka rrëzuar me shumicë votash animimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë votimit dhe pas në Qarkut të Gjirokastrës

“KAS për miratimin në zonën zgjedhore të Qarkut të Gjirokastrës, Me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe rrëzimin e ankesës ankimore të paraqitur nga Kreshnik Merxhani. Ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe paraqitet në fletoren zyrtare. Për këtë vendim bëhet apelim në Kolegjit Zgjedhor, brenda pesë ditëve nga dhënia e vendimit”, u shpreh anëtari i KAS, Ledio Braho. 

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokratike dhe kandidati i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, për Qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani, pretenduan se në këtë qark janë regjistruar një sërë parregullsish, para dhe gjatë procesit zgjedhor. 

Një prej pretendimeve të tyre ishte konfirmimi nga nënkomisonerja shtetërore, Ealba Pelniku, e cila tha, se dy komisionerë në Qarkun e Gjirokastrës kanë vendosur gishtin më shumë se dy herë në pajisjen e identifikimit elektronik, e sipas saj, ekzistonte mundësia që të kenë votuar më shumë se dy herë. 

Sakaq, një tjetër pretendim i LSI dhe PD, ishin shfrytëzimi i administratës për zgjedhje, përdorimi i fondeve publike për efekt fushate, si dhe karantinimi i personave që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, ku sipas PD dhe LSI, ndikoi drejtpërsëdrejti në rezultatin e zgjedhjeve për Qarkun e Gjirokastrës.

S'KA KOMENTE