KAS rrëzon Berishën dhe Bashën, kthen dosjen tek Celibashi

KAS rrëzon Berishën dhe Bashën, kthen dosjen tek Celibashi

129
SHPËRNDAJE

KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë ankimimet e Foltores dhe PD zyrtare duke e rikthyer kërkesën tek Celibashi.  Ata thonë se fakti që Celibashi i la Lulzim Bashës 48 orë kohë të firmosë vetë dy dokumente që i duheshin të firmosë PD, nuk është një vendim përfundimtar por një vendim i ndërmjetëm dhe si i tillë KAS nuk mori përsipër të përzihej në këtë debat, nëse PD mund të regjistrohet vetëm me firmën e Alibeaj apo duhet edhe firma e Bashës.

Në momentin që KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë këtë çështje, topi është sërish në tryezën e Ilirjan Celibashit i cili duhet të thërrasë një mbledhje publike, për të vendosur regjistrimin apo jo të PD, pa ose me firmën e Lulzim Bashës.

Deri më tani Basha dhe PD zyrtare kanë thënë se nuk do të firmosë, duke argumentuar se është dorëhequr dhe nuk është më kryetar I PD-së, por ndërkohë Celibashi ka vijuar të jetë këmbëngulës dhe i qartë se ai nuk mund të regjistrojë PD nëse Basha nuk firmos dhe nuk merr përsipër të bëjë një deklaratë përgjegjësie si kryetar i PD, pasi si i tillë rezulton në gjykatën e Tiranës.

S'KA KOMENTE