Kartëmonedhat e reja hidhen në tregun shqiptar me 17 janar

Kartëmonedhat e reja hidhen në tregun shqiptar me 17 janar

832
SHPËRNDAJE

Duke filluar nga data 17 janar 2022, kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale. “Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie” deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Në daljen për mediat pas mbledhjes së fundit te Këshillit Mbikëqyrës, Sejko evidentoi punën e bërë gjatë këtij viti me plotësimin e serisë se re të kartëmonedhave.

“Në muajin qershor të vitit 2021 u hodhën ne qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë. Shtimi i kësaj të fundit, pra i kartëmonedhës me prerjen më të madhe në vlerën 10,000 Lekë, përbën edhe një risi në procesin e prodhimit të parasë sonë. Njëkohësisht, vlen të theksohet se në vitin 2021, kemi prodhuar edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 Lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim në ditët në vijim, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje” deklaroi guvernatori.

Në fjalën e tij, guveratori tha se emetimi i kartëmonedhës, siguria fizike e saj dhe miradministrimi i parasë fizike, përbën një drejtim tjetër të rëndësishëm të veprimtarisë së Bankës gjatë këtij viti. Ai përmendi faktin se në muajin qershor 2021, u nënshkrua me BQE-në një marrëveshje për mbrojtjen e kartëmonedhës Euro nga falsifikimi, duke e bërë kështu Bankën e Shqipërisë pjesë integrale të procesit evropian në luftën kundër falsifikimit të kartëmonedhave.

S'KA KOMENTE