Kapllanaj kundër Berishës: Figurë e konsumuar!“Nuk mund të shkojmë pas një non...

Kapllanaj kundër Berishës: Figurë e konsumuar!“Nuk mund të shkojmë pas një non grate”

744
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i PD-së në Degën Fier, Agron Kapllanaj, ka dalë kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Ai tha se Berisha është një figurë e konsumuar dhe s’mund të sjellë asnjë risi, teksa u shpreh se PD nuk mund të shkojë pas një njeriu “non grata”.

I pyetur nëse e sheh të mundur një rikthim të Lulzim Bashës si kryetar partie, Kapllanaj tha se kjo nuk ka gjasa të ndodhë, teksa tregoi se i ka kërkuar Lulzim Bashës të largohet që në 26 Prillin e vitit të kaluar, kur PD humbi në zgjedhjet parlamentare.

Keni deklaruar se do a rishikoni pozicionin tuaj në PD nëse rikthehet Sali Berisha. I qëndroni kësaj deklarate?

Agron Kapllanaj: Është e vërtetë. Unë nuk kam asgjë personale me zotin Berisha, jam anëtar i PD-së që në fund të vitit 1990, kur PD sapo u krijua. Kam kontributet e mia në PD, kam qenë anëtar, kryetar seksioni, anëtar Kryesisë, kryetar dege, i kam ngjitur shkallët 1 nga 1. Nuk kam asgjë personale, betejat i bëj parimore. Nuk mundemi që në krye të PD të rikthejmë një figurë që është konsumuar dhe çfarë risie të sjelli më në PD. Nuk mund të shkoj pas një “non grate”, pasi vetë Berisha personat që kanë qenë “non grata-s” ka kërkuar që të largohen nga politika. S’mund të bëjm përjashtim për Berishën, pasi edhe PD shpallet “non grata” dhe le ta lëmë Ramën të rrijë në pushtet edhe për 10 vite.

A mendoni se Lulzim Basha mund të rikthehet në krye të PD?

Agron Kapllanaj: Zoti Basha është ish-kryetar i PD. Unë s’kam lidhje me kryetarin, unë jam te PD dhe te institucioni. Unë kam qenë një nga zërat kritikë edhe ndaj zotit Basha, qoftë në mbledhjet por edhe tek e tek. Çfarë kam pasur rezerva ndaj tij, ia kam thëënë edhe publikisht. I kam kërkuar në mbledhjen e parafundit që të largohet nga PD, pasi nuk i bashkonte dot demokratët. I kam thënë ju dhe zoti Berisha duhet të largoheshit në 26 Prill”.

S'KA KOMENTE