Ish-kryebashkiaku i Mallakastres,Kapllanaj i përgjigjet Berishës për akuzat e tenderave

Ish-kryebashkiaku i Mallakastres,Kapllanaj i përgjigjet Berishës për akuzat e tenderave

3642
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Bashkise në Mallakastër, Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha sot se ka fituar tendera nga qeveria.

Në një postim në Facebook, Kapallanaj tha seBerishës nuk i interesojnë faktet, por vetëm shpifjet me të cilat mbrohet në bunkerin e non-grata-s.

Postimi i Agron Kapllanajt:

Sali Berisha i damkosur me vulën e non grata-s dhe në pazare të dukshme e të padukshme me Edi Ramën, së fundmi ka nisur të bëjë gaztorin për mbështetësit e tij që po i rrallohen përditë.

Këtë ka bërë në Mallakastër ndërsa ka folur për tendera imagjinarë ndërkohë që milionerët e kryesisë së foltores nuk kanë guximin as të ngrejnë sytë kur përballen me akuzat për korrupsion dhe bashkëpunim me qeverinë për të ruajtur apo shtuar pasuritë e vëna.

Por Sali Berishës nuk i interesojnë faktet dhe e vërteta, por vetëm shpifjet me të cilat mbrohet në bunkerin e non grata-s. Sigurisht është i lirë të merret dhe me mua dhe me këdo tjetër, si t’ia japë përroi i tij psiqik, por nëse ka ndonjë moment kthjellimi, le të nxjerrë çfarëdo prove a fakti. Jo për gjë, por meqë edhe ai kërkon prova për korrupsionin si non grata nga amerikanët.

E kuptoj që është në hall të madh, dhe është bërë për të ardhur keq, por fakt është se tashmë nuk e ha askush përrallën e tij non grata dhe meqë Ramën nuk e sulmon dot, për faqen e tij të zezë merret me demokratët që kanë sjellë si asnjëherë fitore historike të PD në Mallakastër. Fatkeqësia është se tashmë non-grata nuk sheh dot demokratët e vërtetë. Ai tashmë sheh vetëm armiq dhe ju ka shpallur luftë. Miqtë e tij të vetëm janë Edi Rama me non grata-t e tij.

S'KA KOMENTE