Kapet shqiptari nga policia greke me 53 kg drogë

Kapet shqiptari nga policia greke me 53 kg drogë

338
SHPËRNDAJE

Policia greke ka arrestuar një shqiptar pasi në makinën e tij janë gjetur rreth 53 kg drogë. Mësohet se policia helene ka ndjekur automjetin që vinte nga kufiri i gjelbër. Automjeti është tentuar të ndalohet në Kompoti, Artë, i është bërë shenjë por ka shtuar shpejtësinë.

Policia ka vazhduar ndjekjen dhe është arritur të kapet në rrugën Olimpia, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia.Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 38 pako me 53 kg 257 gram marijuanë dhe 2 celularë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shqiptar 27 vjeç emri i te cilit ende nuk behet i ditur nga autoritetet greke

S'KA KOMENTE