Kapet ne Kakavije 41 vjecari nga Fieri,donte te kalonte ne Greqi nje...

Kapet ne Kakavije 41 vjecari nga Fieri,donte te kalonte ne Greqi nje shume te madhe euro te padeklaruara

7599
SHPËRNDAJE

Një 41-vjeçar është ndaluar nga policia në Kakavijë, pasi u kap me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrollit në vijën e dytë, në mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier, është gjetur një valixhe me 50.000 euro. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

S'KA KOMENTE