Kapet me drogë në ‘Audin’ luksoz djali i vogël i Azem Hajdarit

Kapet me drogë në ‘Audin’ luksoz djali i vogël i Azem Hajdarit

528
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka shoqëruar djalin e vogël të liderit tw dhjetorit, Azem Hajdari, i cili mban të njëjtin emër me babanë e ndjerë. 23-vjeçari Azem Hajdari është shoqëruar nga “blutë” pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një shok i tij që ndodhej në të njëjtën makinë me 23-vjeçarin.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz tip ‘Audi’ në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia. Dy të rinjve iu sekuestrua një sasi e vogël kanabis sativa.

Azemi i vogël njihet për jetën e tij luksoze, të cilën nuk ngurron ta reklamojë edhe në rrjetet sociale, ku shpeshherë është parë të publikojë foto në makina luksoze.

Njoftimi i plotë i policisë së Elbasanit:

Elbasan / Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE