Kapet me droge dhe arme te ftohta,arrestohet 38 vjecari nga FIERI

Kapet me droge dhe arme te ftohta,arrestohet 38 vjecari nga FIERI

3906
SHPËRNDAJE

Fier

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe një rast në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike cannabis sativa,  kokainë dhe një armë e ftohtë, vihet në pranga poseduesi i tyre

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “15 Tetori”, Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me të cilin po udhëtonte janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 dozë me lëndë narkotike kokainë, 351 fara kanabisi dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

S'KA KOMENTE