Kapet duke vaditur drogen , 34 vjecari ne Fier

Kapet duke vaditur drogen , 34 vjecari ne Fier

9000
SHPËRNDAJE

Fier / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet pas një hetimi dyjavor, nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshpan 2”.

U kap duke vaditur bimët narkotike, të mbjella në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, vihet në pranga 34-vjeçari, shpallet në kërkim kushëriri i tij.

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë. Si rezultat i një hetimi dyjavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kreshpan 2”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi B. M., 33 vjeç, të dy banues në Kreshpan (të afërm të njëri-tjetrit), për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i këtij operacioni, shtetasi E. M. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vaditur bimët narkotike, të kultivuara në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kreshpan. Nga hetimet rezulton se bashkëpunëtor i tij në këtë veprimtari kriminale është shtetasi B. M., i cili u shpall në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE