Kapen me 29 kg droge, prangosen 3 FIERAKET

Kapen me 29 kg droge, prangosen 3 FIERAKET

1288
SHPËRNDAJE

3 persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi iu gjet një sasi prej 29 kilogramësh drogë.

Njoftimi i policisë:

Tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.
  • A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier.
  • J.S., 37 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur  rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.

Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.

S'KA KOMENTE