Kapen mbi 116 kg drogë në Athinë, arrestohet taksisti shqiptar dhe një...

Kapen mbi 116 kg drogë në Athinë, arrestohet taksisti shqiptar dhe një 31-vjeçar grek

3746
SHPËRNDAJE

Një operacion i policisë greke ka sekuestruar mbi 116 kg marijuanë në Athinë. Operacioni është shtrirë në Nea Smyrni dhe Neo Irakleo, teksa në taksinë e një 48 vjeçari shqiptar në Nea Smyrni janë gjetur dhe sekuestruar si fillim 21 pako me 24 kg e 400 gram marijuanë.

Ndërsa në një furgon që drejtohej nga një grek 31 vjeç u gjeten dhe sekuestruan 40 pako me 48 kg e 900 gram marijuanë.

Gjatë kontrollove në banesat, magazinat dhe mjetet e tjera të transportit të të arrestuarve u gjeten dhe sekuestruan edhe 40 kg 190 gram marijuanë dhe 2 kg 800 gram hashash i përpunuar si dhe 8 gram kokaine, 3 cigare me marijuanë, 3 peshore elektronike, 1050 euro dhe 10 celulare. Vlerësohet se përfitimet e grupit do të shkonin në 700 mijë euro.p

S'KA KOMENTE