Kapen duke shperndare droge , arrestohen dy shtetas ne Fier

Kapen duke shperndare droge , arrestohen dy shtetas ne Fier

2894
SHPËRNDAJE

Fier

Goditen 2 raste të tjera të shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në doza gati për shitje dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore, goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Në lagjen “15 Tetori”, Fier, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit F. B., doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje dhe 2 aparate celularë.

Në aksin rrugor Fier-Patos, gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen” me drejtues shtetasin A. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 krehër pistolete, një sasi fishekësh dhe 1 aparat celularë. Pas testit të alkoolit, rezultoi se shtetasi A. Z. drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. B., 24 vjeç dhe A. Z., 42 vjeç, të dy banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE