Kapen 20 ton kanabis, 11 të arrestuar

Kapen 20 ton kanabis, 11 të arrestuar

255
SHPËRNDAJE
  1. Një sasi prej 20 ton kanabis sativa janë kapur në Palermo, Itali.

Në pranga janë vendosur 11 persona.

Sasi e madhe e drogës është kapur në një anije me flamur Panamez.

Siç bëjnë të ditur mediat e vendit fqinj, operacioni është bërë nga Guardia di Financa, DEA amerikane dhe njësia e Rojës Bregdetare.

Shitja e kanabisit kap vlerën e 200 milionë eurove.

Mësohet se hashashi dhe nafta ndodhen të sekuestruar në një port në Palermo. Në pranga kanë rënë 11 qytetarë nga Mali i Zi.

Anija po kalonte në brigjet e Afrikës së Veriut dhe në mënyrë të përsëritur ai fikte transmetuesin e tyre AIS (e cila lejon identifikimin e anijeve nëpërmjet sistemeve satelitore).

Dyshimet kanë bërë që policia italiane të ushtrojë kontrolle të imtësishëm duke zbuluar sasinë e madhe të drogës dhe naftës.

S'KA KOMENTE