Kapen 1 kg droge ne Levan- Tepelene, dy persona ne pranga

Kapen 1 kg droge ne Levan- Tepelene, dy persona ne pranga

464
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit në katër operacione të zhvilluara kundër trafikut të lëndëve narkotike ka arrestuar në flagrancë 5 persona. Arrestimi i tyre është kryer në Fier, Shkodër, Durrës dhe Himarë.

Në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave apo të lokaleve të natës, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë ushtruar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur 4 raste konkretisht në Fier, Shkodër, Durrës e Himarë, ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e ndarë në doza të vogla.

Në Fier u  kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.H., 38 vjeç, si dhe V.P., 55 vjeç, nga Fieri, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në mjetin me të cilin udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua  1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

S'KA KOMENTE