Kandidatja e PS Antoneta DHIMA:Ja per ke do votojne Verbasi dhe Frasheri...

Kandidatja e PS Antoneta DHIMA:Ja per ke do votojne Verbasi dhe Frasheri ne 25 prill!

548
SHPËRNDAJE

Kandidatja e PS per zonen Patos Antoneta DHIMA vijon turin e takimeve elektorale Me nje pjesmarrje te gjere te banoreve te Verbasit dhe Frashërit , kandidatja Dhima eshte shprehur :

Në 8 vite qeverisje kemi shërbyer dhe kemi investuar në gjithë territorin e vendit tonë si edhe në Bashkinë Patos sa i përket infrastrukturës rrugore, arsimore, shendetësore, sociale, ujësjellësa, në bujqësi, si dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve investime të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm jetesën e qytetarëve dhe ekonomitë familjare

Banorët e Verbasit si dhe Frashërit janë ata që në zgjedhjet e pushtetit vendorë dhe qëndrorë kanë besuar dhe do besojnë në katër vitet e ardhshme te Partia Socialiste pasi me punë dhe angazhim ne kemi treguar dhe do tregojmë se ne jemi me njerëzit dhe për njerëzit e nuk i kemi braktisur asnjëherë. Kemi para një betejë shumë të rëndësishme atë të fitores së mandatit të tretë.

Partia Socialiste dhe kryeministri Rama janë të vetmit që mund t’i çojë deri në fund dhe t’i fitojnë betejat e nisura si: vaksinimi i popullsisë, rindërtimi, reforma në drejtësi, rritja ekonomike, rimëkëmbja e ekonomisë, çertifikimin e tokës bujqësore, çertifikimin e lejeve të legalizimit, mbështetjen e fermerit, përmirësimin e sitemit të kullimit dhe vaditjes etj… Mbase ne nuk jemi më të mirët po më të mirë se ne nuk ka.

Në 25 Prill Verbasi dhe Frashëri do votojnë të ardhmen, do votojnë për vazhdimësinë, do të votoj numrin 12, Partinë Socialiste të Shqipërisë ka thene Dhima ne kete takim

S'KA KOMENTE