Kandidatja e PS Antoneta DHIMA takim me gra e vajza ne ZHARREZ

Kandidatja e PS Antoneta DHIMA takim me gra e vajza ne ZHARREZ

180
SHPËRNDAJE

Kandidatja e PS per Qarkun Fier Antoneta DHIMA ka vijuar turin e takimeve elektorale. Ne diten e sotme kandidatja e PS DHIMA i ka kushtuar nje vemendje te vecante grave dhe vajzave ne ZHARREZ . Ne takim mes tyre kandidatja ka shprehur vleresimin per rolin e grave ne familje ,shoqeri por edhe ne politike duke i krahasuar ato me nje force te madhe qe sjellin ndryshimin dhe zhvillimin.Edhe ne keto zgjedhje ka thene Dhima grate dhe vajzat e Patosit do te dine te votojne per PS si force politike qe i ka perfaqesuar denjesisht

Edhe ne nje postim te saj ne rrjetet sociale pas ketij takimi ,Antoneta DHIMA ka dhene mesazhin per grate :

Gratë janë një forcë e madhe.

Paraditen e sotme nënat, gratë dhe motrat e Njësisë Administrative Zharrzës, PATOS u bënë pjesë e një bashkëbisedimi të ngrohtë dhe shumë miqësor.

Së bashku folëm për angazhimin dhe vëmendjen e shtuar të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama në këto vite qeverisje për gratë e vajzat si dhe folëm për problematikat e shqetësimet e përditëshme të cilat do të marrin zgjidhje në mandatin e tretë qeverisës.

Bashkë më këto gra të mrekullueshme diskutuam për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë,punësimin, çertifikimin e tokës bujqësore, çertifikimin e lejeve të legalizimit, mbështetjen e fermerit etj.

Mora prej tyre ide të vyera se ku dhe si duhet ndërhyrë, me plane e projekte konkrete, një pjesë e të cilëve janë në zbatim dhe që do të vijojnë edhe në mandatin e tretë qeverisës.

Bashkë me urimin për fitore në zgjedhjet e 25 prillit, mora garancinë se vota e tyre do të shkojë për Nr.12, për Partinë Socialiste, për të ardhmen e vendit.

S'KA KOMENTE