Kandidatja e PS Antoneta DHIMA ne PATOS me banoret: Vota per PS...

Kandidatja e PS Antoneta DHIMA ne PATOS me banoret: Vota per PS garanci per te ardhmen dhe zhvillimin

596
SHPËRNDAJE

Kandidatja e Partise Socialiste per zonen e Patosit ,Antoneta Dhima ka nisur zyrtarisht takimet me komunitetin e kesaj zone ku eshte ballafaquar me premtimet , realizimet e projekteve dhe prespektiven e zhvillimit te kesaj zone . Ne takimet me banoret ne Lagjet “ Naftëtari” , “1 Maji” dhe lagjen e Re kandidatja e PS Antoneta Dhima ka thene se :

Të kërkosh mandatin e tretë është një përgjegjësi e madhe për të gjithë ne dhe për të gjithë ata të cilët kanë mbështetur dhe kanë besuar ndër vite tek Partia Socialiste

Askush më parë, në 30 vite nuk ka investuar në Patos aq sa ka investuar qeveria shqiptare në këto 8 vite qeverisje dhe padyshim Kryeministri Edi Rama.

Kemi investuar shumë në këto vite qeverisje për infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore, sociale, bujqësinë etj.. në zona të cilat kanë një numër më të madh popullsie dhe në vazhdimësi do të vijojmë të investojmë edhe zonat më të vogla.


Banoret kane treguar se sa është bërë nga Partia Socialiste në dy mandate qeverisje, nuk është bërë asnjëherë më parë, por punët që kanë nisur nuk duhet të lihen në mes. 
Ndaj duhet mandati i tretë, mandati i përfundimit të punëve të nisura, projekteve dhe reformave që janë në zbatim.
25 prilli është dita kur Ju vendosni, vendosni për të ardhmen Tuaj ka percjelle mesazhin e saj kandidatja e PS Antoneta Dhima

S'KA KOMENTE