Kandidatja e PS Antoneta DHIMA me elektoratin ne KUQAR dhe Lagjen e...

Kandidatja e PS Antoneta DHIMA me elektoratin ne KUQAR dhe Lagjen e re PATOS

170
SHPËRNDAJE

Kandidatja e PS per zonen PATOS Antoneta DHIMA ka vijuar turin e takimeve me banoret e Lagjes së Re ne Patos. Ne bashkbisedimin me banoret Dhima ka shprehur rezultatet konkrete te punes dhe investimeve per banoret.

Fjala e Kandidates Antoneta DHIMA mes banoreve

“Gjatë 2 mandateve qeverisëse nga ana e Qeverisë Shqiptare Bashkia Patos është mbështetur financiarisht për rikonstruksionin e rrugëve dhe fasadave të qytetit, rikonstruksionine dy rrugëve rurale, rikonstruksionin e ujësjellësit, rikonstruksionin e qëndrave shëndetësore, rikonstruksionin e shkollave, përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike, ndertimin e banesave sociale, legalizimet etj..
Në çdo sektor të ekonomisë është punuar fort nga qeveria shqiptare dhe në mandatin e tretë do punojmë fortë që drita jeshile të hapet edhe për disa projekte të mëdha të cilat do përmirësojnë ndjeshëm jetesën e banorëve. 

Punët e nisura, reformat e nisura, projektet e nisura duan forcën dhe mbështetjen e Partisë Socialiste, që asgjë të mos ndalet po të jete vazhdimësi. 
Që kantieret e mëdha të vazhdojnë punën e tyre ne KUQAR dhe Lagja e Re Patosi dhe e gjithë Shqipëria të ecin drejt së ardhmes, vota duhet të shkoj aty ku duhet, tek Partia Socialiste

S'KA KOMENTE