Kandidatja e LSI, Fier ,Kejdi MEHMETAJ me fermeret e Belines

Kandidatja e LSI, Fier ,Kejdi MEHMETAJ me fermeret e Belines

494
SHPËRNDAJE

Kanidatja e LSI ne Qarkun Fier Kejdi MEHMETAJ ka prekur nga afer jetesen ne fshat. Kandidatja ka ndalur ne fshatin Beline afro 5 km larg nga qyteti i Fierit ku eshte takuar me fermere te zones

Gjatë këtij bashkëbisedimi të sinqertë me fermerë të Belinës, pash edhe njëherë nga afër se sa në harresë është lënë fshati e bujqësia.
Djersën e emigracionit shumë prej banorëve e kanë investuar në bujqësi, por me këdo që flet kupton se janë bërë pishman për këto investime. Subvencionet i marrin vetëm pushtetarët apo ata që janë të lidhur me partinë në pushtet.

Kanalet janë të bllokuara, rrugët të pashtruara. Hektarë tokë buke rrijnë për muaj nën ujë sepse drejtuesit lokal e qëndrorë nuk investojnë sikur pak lek në pompa e zhbllokim kanalesh.


Nga ana tjetër, edhe pse jeton mbi naftë, fshati nuk ka përfituar asgjë, as punësime e as investime që parashikohen me ligj. Kjo situatë duhet të marrë fund! Grykësisë korruptive që po detyron qytetarët të emigrojnë e fshatin të boshatiset duhet dënuar njëherë e përgjithmonë ka thene kandidatja e LSI Kejdi Mehmetaj

S'KA KOMENTE