Kandidati i PS Baftjar ZEQAJ ne STRUM:”Zhvillimi i bujqesise ne fokusin e...

Kandidati i PS Baftjar ZEQAJ ne STRUM:”Zhvillimi i bujqesise ne fokusin e programit te PS”

712
SHPËRNDAJE

Turi i takimeve te kandidatit socialist Baftjar Zeqaj u ndal ne Strum. Zeqaj, i shoqeruar nga kreu i PS Roskovec, Maksi Goga dhe kandidati tjeter i PS Arber Arapi, gjate takimit me banoret, u kerkoi ketyre te fundit mbeshtetje masive ne 25 prill, duke u thene se, megjithese jane bere edhe gabime gjate qeverisjes, partia socialiste eshte force e pare dhe keshtu do te mbetet, pasi puna qe ka bere ka qene shume serioze dhe e vrullshme.

Po ashtu, Zeqaj u permendi banoreve te gjitha pikat e programit qeverises duke u thene se per cdo sektor, ka nje program te qarte zhvillimi, te hartuar nga speacialistet e fushave.

Banoret nga ana e tyre u shprehen te kenaqur me investimet e deriyanishme te bera nga bashkia e Roskovecit, por sipas tyre, vemendja duhet kthyer ne zhvillimin e bujqesise, shqetesim per te cilin moren mbeshtetjen e kandidatit Zeqaj dhe premtimin e tij se ky sektor eshte prioritet i pare i punes se tij pas 25 prillit.

S'KA KOMENTE