Kandidati i PS , Baftjar Zeqaj ne ROSKOVEC, banoret deklarojne voten

Kandidati i PS , Baftjar Zeqaj ne ROSKOVEC, banoret deklarojne voten

1372
SHPËRNDAJE

Mbështetje masive ka marrë në disa lagje të qytetit të Roskovecit, kandidati i Partise Socialiste, Baftjar Zeqaj.  Puna e mirë e deritanishme nga Bashkia e qytetit, ka bërë që qytetarët ta deklarojnë votën e tyre në favor të kadidatit socialist.
Në fjalën e tij Zeqaj u shpreh falenderues, teksa u tha banorëve se duke qenë krahë për krahë në 25 prill, do t’i japin shance zhvillimit të mëtejshëm, vetëm duke votuar Partinë socialiste, projektet konkrete dhe investimet e nisura do të ecin përpara.
“Ndihem i nderuar për këtë pritje që na bëni, për mbështjen që na keni dhënë e që vazhdoni të na jepni. Ne jemi të vendosur që objektivat tona t’i cojmë përpara. Që të qeverisim vetëm dhe bindshëm, duhet domosdoshmërisht që të marrim në Fier 11 deputetë. Ne besojmë që këtë synim që kemi do ta realizojmë falë mbështetjes suaj ndaj Partisë Socialiste.

Për të ardhur tek investimet konkrete, së pari ju siguroj që do të vijojnë të gjitha investimet që janë nisur, të gjitha investimet në inftrastrukturë, arsim, shëndetësi, për rininë, për gratë, për kulturën në këtë qytet, por më të rëndësishëm kemi vlerësuar, që gjatë këtyre katër viteve, t’i japim zë zhvillimit të bujqësisë dhe sidomos me përpunimin e prodhimeve bujqësore, gjetjen e tregjeve për shitje, rritjen e prodhimit, sigurimin e mbështetjes për serat, sigurimin e  impianteve të përpunimit. Asnjë prodhim bujqësor nuk do të shkojë dëm”, u shpreh ndër të tjera Zeqaj.
Kryetarja e bashkisë së Roskovecit u bëri thirrje banorëve të mos gënjehen për ta shitur votën, sepse kjo nuk ua zgjidh problemet. Sipas saj, problemet zgjidhen duke besuar tek reformat e ndërrmara nga qeveria, të cilat po i japin një pamje të re vendit por edhe dinjitet qytetarëve.
“Mos u gënjeni as nga thasët e miellit, as nga ai lekë që mund t’ju japë dikush për votën, sepse nuk zgjidhni gjë, qoftë edhe me 100 mijë lekë që ju japin për familje. Nuk e zgjidh dot problemin që ke në familjen tënde me aq lekë. Në qoftë se qeveria nuk i con deri në fund reformat që ka nisur për të rritur pagën, për t’u dhënë mundësi të gjithëve, për të rritur nivelin ekonomik të jetesës tonë, në Roskovecin tonë të përbashkët, në Shqipërinë që është vendi ynë dhe që ata fëmijë që kanë ikur jashtë shtetit të kthehen prapë këtu. Prandaj kërkoj mbështetjen tuaj për Partinë socialiste që të gjitha këto reforma që ka nisur të shkojnë deri në fund për t’i dhënë dinjitetin e munguar shqiptarëve dhe Shqipërisë”, ka thënë kryebashkiakja Majlinda Bufi.
Vetë banorët u shprehën se ka ardhur koha që Roskoveci të besojë tek njerëzit e punës dhe të kapërcejë ngjyrimet politike, duke e siguruar kandidatin socialist dhe përfaqësuesit vendor, se do të kenë përkrahjen e tyre të pakursyer në këto votime.
 
 

S'KA KOMENTE