Kandidatët për anëtarë të Kryesisë PS,mes emrave edhe Armando Subashi

Kandidatët për anëtarë të Kryesisë PS,mes emrave edhe Armando Subashi

629
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije emrat e kandidatëve për anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste, jo kryetarë qarqesh.

Rama tha në Asamblenë e PS se janë 2 lista, në listën e burrave 10 kandidatura, për 6 vende janë: Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo,

Ndërsa në listën e grave janë: Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhacka, Ermonela Felaj, Ervis Kushi, Milva Ikonomi, Mimi Kodheli, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti, Almira Gjembulla.

Nderkohe në mbledhjen e sotme të Asamblesë së socialistëve kryeministri Edi Rama ka bërë publikë edhe emrat e të gjithë sekretarëve të rinj të kësaj force politike.

Në postin e sekretarit të përgjithshëm, që derimë tani mbahej nga Taulant Balla është propozuar Damian Gjiknuri. Ndërkohë që spikat edhe emri i Bojkena Bashës në postin e sekretares së rinisë, e cila u shfaq vetëm në fushatën e fundit të socialistëve në Durrës.

EMRAT E PLOTË: 

Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri

Sekretati organizativ do të jetë Blendi Klosi

Rolin e sekretarit dixhital do ta marrë Etjen Xhafaj

Burimet njerëzore të partisë janë një sfidë për t’u fituar,  Anila Denaj do ta drejtojë këtë

Roli i sekretares së gruas do ti besohet Etilda Gjonajt

Romina Kuko do të jetë në krye të sekretariatit për marrëdhëniet me jashtë

Detyrën e sekretares me rininë dua tia besoj një aktiviste 20-vjeç, Bojkena Basha

S'KA KOMENTE