Kallëzohen në KQZ 5 kandidatë të PS-së

Kallëzohen në KQZ 5 kandidatë të PS-së

1151
SHPËRNDAJE

Qëndresa Qytetare ka kallzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shkeljen ligjore të nenit 91, pika 1 dhe Vendimit të Komisionit Rregullator, neni 3, pika c nga kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste Alfred Muharremi, Alqi Bllako dhe Kledina Skendo, të cilët në cilësinë e kandidatit kanë zhvilluar takime me mbështetës të forcës politike që përfaqësojnë në ambientet e Bibliotekës së qytetit të Tiranës “Misto Treska”, e cila është një aset publik, pronë e Bashkisë Tiranë.

Qëndresa Qytetare ka kallzuar njëkohësisht edhe kandidaten e qarkut Shkodër, Edona Bilali e cila ka zhvilluar një takim në shtëpinë e të moshuarve në shkodër dhe kandidaten e qarkut Kukes znj. Gerta Duraku e cila ka shfrytezuar ambientet e shkolls publike ‘Shermi’ ne Kukes per t’u prezantuar si kandidate.

Sipas Kodit Zgjedhor është e ndaluar vënia në dispozicion të kandidatëve dhe forcave politike garuese në zgjedhje e aseteve publike të luajtshme apo të paluajtshme.

Qëndresa Qytetare i ka përcjellë të gjitha provat fotografike dhe filmike Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i pranishëm në takim ka qënë edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, i cili ka promovuar kandidatin e Qarkut Tirane dhe aktivitetin në rrjetin e tij social në facebook.

Qëndresa Qytetare i bën thirrje forcave politike dhe kandidatëve në zgjedhjet e 25 Prillit të qëndrojnë larg nga shfrytëzimi i burimeve shtetërore dhe të lejojnë që në biblioteka dhe në shkolla të mësohet,  të lexohet dhe të flitet për librin dhe jo për partinë. Ne nje kohe kur pandemia ka kufizuar mësimin në klasa, nuk mund të abuzohet duke i mbushur ato me simpatizantë partish.

S'KA KOMENTE