Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për mediat ka ndarë rezultatet e hetimit disa mujor nga AntiKorrupsioni.
“Njësia Antikorrupsion në veprim. Kjo është goditja më e rëndësishme deri tani e Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë. Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës. Është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve”,. ështe shprehur Rama ne reagim ne Facebook.