Kallëzim ne SPAK për 2 tendera të bashkisë së Lushnjës

Kallëzim ne SPAK për 2 tendera të bashkisë së Lushnjës

178
SHPËRNDAJE
Murrizi

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK për dy tendera në Bashkinë e Lushnjës.

Në një dalje për mediat Murrizi tha se bëhet fjalë për një tender të ujitjes me pika në ferma në Lushnjë dhe tenderi tjetër për lopët.

“Ftoj që të shikohet se sa është çmimi që janë sjellë lopët nga Danimarka dhe Holanda. Po ashtu edhe për vaditjen me pika. Nuk besoj se shqiptarët kanë luksin, cilido qoftë zyrtar, që të tallen me 11 mln euro. Siç e kam deklaruar edhe më parë, mora përsipër të bëjë depozitimin penal për këta dy tendera. Abuzuesit e parave publike duhet të hetohen dhe është gjykata ajo që e vendos këtë.”, tha ai.

S'KA KOMENTE