Ka zgjatur pak ore arratisja e te riut shqiptar ne Greqi

Ka zgjatur pak ore arratisja e te riut shqiptar ne Greqi

673
SHPËRNDAJE

Ka zgjatur pak orë arratia e një të riu shqiptar në Athinë, i cili kishte ikur nga rajoni i policisë së Akropolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 me orën lokale, teksa i riu shqiptar, 18 vjeç ishte arrestuar me akuzën për vjedhje.

I riu ishte shoqëruar sot në Gjykatë ku kishte marrë dënimin. Ai nuk kishte bërë apelim kështu që do të dërgohej në burg, ndërsa arratisja ndodhi pas një pështjellimi të krijuar nga e dashura e tij në rajon. 

18-vjeçari është kapur në zonën e Petralonas. Ai ishte arrestuar për vjedhjen e një motori, ndërkohë që kishte dhe precedentë të mëparshëm. Tashmë nuk do të jetë vetëm, pasi edhe e dashura e tij është arrestuar nga policia greke.

Shqiptari

S'KA KOMENTE