“Ka fituar miliona euro nga qeveria Rama”/ reagon Kapllanaj

“Ka fituar miliona euro nga qeveria Rama”/ reagon Kapllanaj

407
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka publikuar disa dokumente, që sipas saj tregojnë se kompania e Agron Kapllanajt, ish-kryebashkiakut të Mallakastres ka fituar shumë tendera.

Sipas dokumenteve, kompania e Kapllanatj renditet nder 11 kompanitë e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti.

“Me këtë rast, i kujtojmë Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojmë me poshtë, gjenden dhjetëra e dhjetëra tendera me vlere dhjetëra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama”, shkruan Garo.

REAGIMI I FLORIANA GAROS

“Lidhur me mohimin e tenderave te fituar nga firma e Kapllan Pallatit nga regjimi i Edi Rames!

Dje, me nje status si te shkruar nga Alibasha, Kapllan Pallati reagoi ndaj deklaratës se Kryetarit te PD ne emisionin Open, ne te cilin ai akuzoi Alibasho-opoziten, ne rastin konkret Kapllan Pallatin, si opozite tendermenesh te qeverise Rama.

Ai jo vetem mohoi dhjetra e dhjetra tendera qe kompania e tij familjare ka fituar si shperblim per opozitarizmin e forte nga regjimi i Edi Rames, por kercenoi edhe me padi ne gjykata.

Me kete rast, i kujtojme Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojme me poshte, gjenden dhjetra e dhjetra tendera me vlere dhjetra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama. Gjithashtu, me poshte do te gjeni edhe tabelen e nje studimi ne te cilen kjo kompani renditet nder 11 kompanite e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti”.

REAGIMI I KAPLLANAJT

Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzave të Floriana Garos, e cila publikoi disa dokumente sipas të cilave dëshmonin tenderat që ka përfituar ish-kreu i PD-së së Mallakastrës.

Kapllanaj thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është fshehur pas një gruaje për të bërë sulmet e tij. Sipas Kapllanajt, ka ikur koha kur Berisha dhe familja e tij u vinin gjoba bizneseve për çdo tender.

Ndër të tjera, Kapllanaj i sjell në vëmendje Berishës disa akuza ndaj familjarëve të tij për kompaninë e boronicave dhe lojërave të fatit.

”Sali Berisha ka ngatërruar adresë. Mendon se jeton ende në kohën kur ai dhe familjarët e tij u vinin gjoba bizneseve për çdo tender. Tani që kjo kohë ka mbaruar, numërojnë tenderat publikë si lek gjobash që u mungojnë në arkën e shtëpisë. Ne fakt kjo tregon qartë për karakterin e tyre. Për frikën që kanë për milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, të lojrave të fatit apo dhe dyqane në bllok. Për këto dhe të tjera akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve është shpallur familjarisht non grata. Sali Berisha ndoshta e ka harruar se kur vinte gjoba me pushtetin e tij dërgonte familjarët për ti mbledhur. Ndërsa tani kur qajnë familjarisht për gjobat e pamarra nxjerrin gratë e botës e fshihen pas fustanit të tyre”, shkruan Kapllanaj.

S'KA KOMENTE