Ju sekuestruan 12 milion euro pasuri / Ja e shkuara...

Ju sekuestruan 12 milion euro pasuri / Ja e shkuara e fierakut

4342
SHPËRNDAJE

Pas hetimeve me metoda speciale dhe të koordinuara deri në detaje, autoritetet shqiptare arritën të sekuestronin një pasuri në vlerë prej 12 milionë eurosh, të cilat i përkisnin Arjan Shanaj, banues në Fier.

Sipas policisë, ky shtetas me 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro. Ata gjithashtu  merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine.

Por çfarë shkruanin mediat greke për biznesmenin Fierak në 2017: “Nje nga njerëzit me te pasur ne Shqiperi. Ai ka lindur ne Fier te Shqiperise. Pavaresisht se ka biznes karburantesh, fotografi te tij nuk ka pothuaj asgjekundi, pasi vete eshte kujdesur te qendroje i panjohur. Kohet e fundit ai jeton ne Kavuri, Athine. Me para emri i tij ishte perfshire ne ceshtje te medha trafiku droge ne Spanje dhe Itali por nuk ishte denuar kurre. Ne operacionin e 14 Qershorit 2017 ne Athine dhe Karditsa, u arrestuan 3 shqiptare 34-56 vjec dhe nje grek 61-vjec nga Trikalla si dhe nje grek tjeter 37-vjec. U sekuestruan 21 kg 480 gram kokaine, 92.000 euro, 2 pistoleta dhe 1 arme gjahu”

S'KA KOMENTE