Joe Biden ben betimin si President i 46-te i SHBA

Joe Biden ben betimin si President i 46-te i SHBA

89
SHPËRNDAJE

Joe Bide është betuar si presidenti i 46-të i SHBA-ve në një ceremoni jo të zakontë në Capitol Hill ku me fjalët “Zoti më ndihmoftë” ai pranoi të drejtojë vendin pas disa muajve të vështirë mes mijëra vdekjeve nga COVID 19, sulmeve të dhunshme në Capitol Hill dhe përplasjeve ndërraciale.

Pasi bëri betimin, Joe Biden tha se Dita e Përurimit ishte një festë e demokracisë dhe se “vullneti i njerëzve është dëgjuar”.

“Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të një kauze – kauzës së demokracisë. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh. Ne kemi mësuar përsëri që demokracia është e çmuar Demokracia është e brishtë. Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar “.

Më herët ai e quajti ditën e sotme “Dita e Amerikës”.

Joe Biden bëri betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot”, tha Biden, teksa u betua para gjykatësit të Gjykatës Supreme, John Roberts. Zoti Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan

S'KA KOMENTE