“Jet Ski rrezikon jeten nje personi në det”, policia: Videot për të...

“Jet Ski rrezikon jeten nje personi në det”, policia: Videot për të irrituar qytetarët ndaj nesh

390
SHPËRNDAJE

Policia kufitare ka reaguar pas videos së bërë publike në media ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit ku shihet një “Jet Ski” e cila për pak i merr jetën një qytetari që po notonte në det.

Sipas policisë kjo video ka disa vite që është bërë, ndërsa shton se publikimi i tyre në media ka si qëllim që të irritojë qytetarët ndaj uniformave blu, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë.

Kujtojmë që dy ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, një skaf i drejtuar nga Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia, e cila ishte kthyer me familjen nga Britania për të kaluar disa ditë pushime në vendin tonë.

S'KA KOMENTE