Jep dorëheqjen nga detyra në ministrinë e Jashtme motra e Nuredin Dumanit

Jep dorëheqjen nga detyra në ministrinë e Jashtme motra e Nuredin Dumanit

445
SHPËRNDAJE

Motra e Nuredin Dumanit, personit të arrestuar për dhjetëra vrasje me pagesë në vend ditët e fundit, e cila rezultonte e pajisur edhe me certifikatë sigurie në dikasterin e diplomacisë, ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj. 

E reja ishte përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ si studente ekselente, emri i së cilës ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Ne doreheqjen e saj ajo sqaron se po i rrezikohet jeta me ekspozimin te vendit te saj te punes apo dhe fotove. 

Motra e Nuredin Dumanit, i cili tashmë cilësohet si i penduar i drejtësisë, që me rrëfimet e tij ka çuar në zbulimin e emrave të botës së krimit, ka qenë kryefjalë e mediave pasi u tha se ajo ishte pajisur me një certifikatë sigurie nga NATO. Në një reagim për mediat dje, Ministria e Jashtme deklaroi që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO.

“Ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ”, sqaroi dje ministria.

S'KA KOMENTE