Jep dorëheqjen Kryeministri i Britanise ,Boris Johnson

Jep dorëheqjen Kryeministri i Britanise ,Boris Johnson

273
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka nisur konferencën nga e cila është dukë deklaruar publikisht dorëheqjen.

Një akt i tillë është paralajmëruar mëngjesin e sotëm, pas dorëheqjes së një numri të lartë të ministrave dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit qeverisës.

Boris Johnson: Unë dua tju them miliona njerëzve faleminderit për mandatin. Unë kam këmbëngulur të vazhdoj të mbaj postin e kryeministrit se pse ky është detyrimi im i asaj që ju premtova kur mora mandatin.

Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri.

Procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme. Sa i trishtuar jam që po dorëzohem, falemderoj edhe familjarët e mi që më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve.

Ne duhet të vazhdojmë të ngrihemi lart, të vazhdojmë të çlirojmë potencialin e çdo pjese të Mbretërisë së Bashkuar.

Nëse mund ta bëjmë këtë, do të jemi më të begatë në Evropë.

S'KA KOMENTE