“Jemi të kënaqur me 50 viktima”, jep dorëheqje kryetarja e Bashkisë së...

“Jemi të kënaqur me 50 viktima”, jep dorëheqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit

676
SHPËRNDAJE

Pasi dje u vu ne qender te vemendjes nga mediat pas nje gafe qe beri ne nje prononcim per mediat, ka dhene doreheqje kryetarja e Bashkise se Durresit, Valbona Sako.

” E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëv”, shkruan ajo ne Fb. Në një intervistë të dhënë dje për “Top Channel” Valbona Sako mes tjerash tha se: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

S'KA KOMENTE