Java qe lam pas shenon 46 aksidente,4 jete te humbura 10 te...

Java qe lam pas shenon 46 aksidente,4 jete te humbura 10 te plagosur rende

43
SHPËRNDAJE

Pavarësisht kontrolleve intensive nga shërbimet policore, përgjatë javës që lamë pas janë evidentuar 46 aksidente, me 4 jetë të humbura dhe 10 shtetas të plagosur rëndë, ndërsa 57 shtetas të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Nga analiza e kryer për të përcaktuar shkakun e ndodhjes së këtyre aksidenteve kanë rezultuar disa faktorë si: parakalimet e gabuara, mospozicionimi i rregullt në karrexhatë, mosrespektimi i distancës së sigurisë dhe tërheqja e vëmendjes nga drejtimi i mjetit.

Për sa më sipër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi në çdo aks rrugor, së fundmi edhe në rrugët urbane, ka prezencë të radarëve dhe të makinës inteligjente, prezencë të kamerave, dronëve, patrullave të Policisë Rrugore në lëvizje me makina të paloguara. Të gjitha këto jo për të shtuar sasinë e masave administrative, por për një qëllim madhor, sigurinë e jetës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

S'KA KOMENTE