Ja sa VOTA kanë marrë të gjithë ALEATËT në 25 prill

Ja sa VOTA kanë marrë të gjithë ALEATËT në 25 prill

226
SHPËRNDAJE

PD e udhëhequr nga Lulzim Basha u futën në këto zgjedhje nën siglën e një koalicioni parazgjedhor, i quajtur “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, bashkë me aleatet

Si shkak i nje presioni ndaj tyre Lulzim Basha u detyrua t’i dorëzonte listat e kandidatëve për deputetë vetëm pak minuta para se të përfundonte afati zyrtar. Por ky presion dhe deklaratat se aleatët do t’i “mbushnin kutitë” Lulzim Bashës, dështoi dhe nuk u përkthye në vota.

Ja rezultatet e secilit kandidat të Lulzim Bashës, të cilët kandiduan në qarkun e Tiranës dhe përveç vetes nuk kanë nxjerr asnjë mandat tjetër. Madje, Nard Ndoka i renditur në listën e Shkodrës nuk arriti të fitonte as mandatin e tij.

Rezultatet:

1- Fatmir Mediu (i renditur në vendin e 7 në listë) – 6.565 vota

2- Shpëtim Idrizi (i renditur në vendin e 9 në listë) – 7.440 vota

3- Vangjel Dule (i renditur në vendin e 11 në listë) – 848 vota

4- Mesila Doda (e renditur në vendin e 12 në listë) – 2.357 vota

5- Dashamir Shehi (i renditur në vendin e 13 në listë) – 5.426 vota

6- Agron Duka (në vendin e 2 në listë, në Durrës) – 4.731 vota

7- Nard Ndoka (në vendin e 8 në listë, në Shkodër- humb mandatin) – 228 vota

S'KA KOMENTE