Ja sa rezerva në dollarë dhe ar ka mbledhur Putin. Do ti...

Ja sa rezerva në dollarë dhe ar ka mbledhur Putin. Do ti mjaftonin vendit të mbijetonte për…

2037
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur dhe do të vendosin saksione edhe më të ashpra ndaj Moskës pas sulmit në Ukrainë.

Saksionet e vendosura deri më tani për Rusinë kanë të bëjnë me kufizime transaksionesh dhe ngrirje të të pasurive ndaj njerëzve të biznesit pranë presidentit rus Vladimir Putin dhe banka të ndryshme ruse.

Por sipas lajmeve në shtypin rus, Rusia ka rritur rezervat e saj cash nga një sasi e madhe të sjellura nga SHBA prej frikës së përjashtimit ndërkombëtar nga transfertave e parave SËIFT.

Thueht se pesha totale e kartëmonedhave 100 dollarëshe e transferuar në Rusi është 50 tonë.

Nga ana tjetër Banka Qendrore e Rusisë aktualisht ka afërsisht 600 miliardë dollarë 600 miliardë dollarë rezerva valutore dhe ari.

Sipas përllogaritjeve, u theksua se rezervat valutore dhe ari në fjalë do të mjaftonin për të paktën 5 vjet kundrejt sanksioneve ekonomike që do të zbatonte Perëndimi.

Duke theksuar se sanksionet do të sjellin kosto serioze për ekonominë ruse, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se ato do të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes me dollarin, euron, paundin dhe jenin.

Biden tha se heqja e Rusisë nga sistemi SËIFT është “gjithmonë një opsion”, por pjesa tjetër e Evropës nuk dëshiron të marrë këtë vendim për momentin.

S'KA KOMENTE