Ja sa ka kushtuar “Rilindja urbane”ne Fier

Ja sa ka kushtuar “Rilindja urbane”ne Fier

1526
SHPËRNDAJE

Prej vitit 2013 ne kohen kur Partia Socialiste erdhi ne pushtet dhe deri ne ditet e sotme nje prioritet i qeverise Rama kane qene investimet publike. Ne gati 8 vjet vetem ne qytetin e Fierit jane investuar ne total rreth 5 miliard e 270 milion leke te reja.

Duke ju referuar te dhenave te Bashkise se Fierit ne totalin e vleres monetare te investimeve jane kryer rikonstruksion i 9 rrugeve te qytetit dhe fasadave , Parku qendror, Ura e sheqit ,rikonstruksion te disa objekteve si Teatri Bylis, rehabilitimi i Bibliotekes se qytetit , Rehabilitimi i Lumit Gjanica , Tregu industrial dhe Tregu i gjese se gjalle qe kapin nje vlere prej 2 miliard 853 milion leke te reja.Pothuaj ne te gjitha investimet e perfunduara tashme jane financime te qeverise shqiptare. Rreth 1 miliard e 428 milion leke te reja jane financime ne rrjetin e kanalizimeve dhe te ujesjellesit. 245 milion leke te reja jane financime ne rikonstruksion dhe riparine ne shkolla.Rreth 101 milion leke te reja jane investuar per ndricimin publik ,616 milion leke te reja pee pastrimin dhe afro 26 milion leke te reja per qendrat shendetesore.Nderkohe ne 9 njesite adminstrative te Bashkise Fier jane investuar rreth 2 miliard e 756 milion leke te reja . Ne total ne bashkine e madhe te Fierit jane investuar 8 miliard leke te reja .

S'KA KOMENTE