Ja sa forca policore do te jene neser ne FIER ne gatishmeri...

Ja sa forca policore do te jene neser ne FIER ne gatishmeri te procesit zgjedhor

343
SHPËRNDAJE

Neser ne oren 07:00 hapen qendrat e votimit ne Fier dhe ne te gjithe Shqiperine nga do te nise procesi i votimit per te vendosur zgjedhjen e parlamentit te ri. Per mbarvajtjen e ketij procesi ne Fier jane angazhuar 671 forca policie.
Policia e Shtetit, në përmbushje të detyrimeve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin nr. 12, datë 30.12.2020 të KQZ “Për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve”, ka planifikuar masa të plota për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në territor, ndërhyrjen për rivendosjen e rendit publik në QV apo VNV, shoqërimin e materialeve zgjedhore, referuar ligjit dhe procedurave standarde të KQZ.

📌Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, Policia e Fierit po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.

Nga strukturat e Policisë së Fierit janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë territorin e qarkut.

Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për t’i marrë në ruajtje.

Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë territorin e qarkut:
580 Qendra Votimi.
9 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
9 Vendnumërim të Votave.

Për ruajtjen e KZAZ-ve, Qendrave të Votimit dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka angazhuar 671 punonjës policie.

Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 25.04.2021, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Pranë strukturës vendore të Policisë funksionon grupi i drejtim – koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun.

Policia e Fierit ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë.

S'KA KOMENTE