Kryeministri italian Mario Draghi ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në BE.
“Italia mbështet negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Draghi para ligjvënësve.
Ai u ndal te çështja e Ballkanit Perëndimor, pas një diskutimi për mbështetjen ndaj Ukrainës, që solli përçarje në koalicionin qeverisës, shkruan Euractiv.
Qeveria italiane, së bashku me BE-në dhe G7, synon të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, siç na ka thënë ky Parlament të bëjmë”, ripohoi Draghi.