Ja kush pritet të marrë mandatin e Gramoz Ruçit ne FIER

Ja kush pritet të marrë mandatin e Gramoz Ruçit ne FIER

461
SHPËRNDAJE

Seanca e ditës së sotme do të ndahet në dy orare, në orën 10:00 fillon punën Parlamenti ku do të ngrihet një komision i posaçëm për verifikimin e mandateve.

Ndërsa në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve që kanë dalë fitues në zgjeshjet e 25 prillit.

Ajo çfarë tërheq vëmendjen është se në seancën plenare sot kishte 4 karrige bosh, një ga opozita dhe 3 nga mazhoranca kjo për shkak të dorëheqjeve që ndodhën gjatë verës.

Verifikimi i mandateve mbetet veprimi i parë që Kuvendi pritet të kryejë me anë të Komisionit të ngritur me anëtarë të mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa sa i përket deputetëe të cilët lanë mandatet e tyre, është bërë e ditur se cilët do jenë zëvendësuesit e tyre në listat e partive politike.

Mësohet se mandatin e Najada Comos do ta marrë Mimi Kodheli.
Mandatin e Lefter Kokës do ta marrë Denis Deliu.
Mandatin e Mark Markut si deputet i PD i cili dha dorëheqjen do ta marrë Eda Hoti.
Mandatin e Gramoz Ruçit do ta marrë Mirela Pitushi.

Pritet që këto zëvendësime të bëhen zyrtare nga KQZ në momentin që do ti kërkohet diçka e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë.

S'KA KOMENTE