Ja cfare ka ndodhur ne 24 ore ne Fier!

Ja cfare ka ndodhur ne 24 ore ne Fier!

77
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., vjeç 47, banues në Roskovec, pasi në rrugën nacionale, në fshatin Zharrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin E. D., vjeç 48, banues në këtë fshat. Neni 290/3 i Kodit P

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 07.08.2018, u plotësuau kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen J. K., vjeçe 31, banuese në Fier, pasi bashkëshorti A. K., vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.08.2018, në spital ka ndërruar jetë shtetasi F. Y., vjeç 34, banues në fshatin Buzmadh, i cili kish pirë fotoksinë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Më datë 07.08.2018, gjatë natës, në fshatin Portëz është vjedhur banesa e shtetasit I. M., vjeç 43. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 06.08.2018, u arrestua për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, shtetasi R. L,  banues në fshatin Varibop. Neni 284 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE