Ja afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi i autoveturave te...

Ja afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi i autoveturave te perdorura

364
SHPËRNDAJE

Me 31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura që kanë hyrë në vendin tonë dhe që janë me kategori mjedisore nën EURO 4!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar të gjithë qytetarët se duke filluar nga 1 janari 2020, për autoveturat e përdorura lejohet regjistrimi për herë të parë vetëm nëse përmbushin kriterin mjedisor EURO 4 e lart! Ky vendim është marrë në tetor të vitit 2018, si një masë e nevojshme për të ndaluar ndotjen mjedisore nga makinat e pwrdorura dhe që nivelin e ndotjes e kanë më të lartë.

Ndërkohë, sa i takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6. Vendimi për të ndaluar importin e makinave të përdorura ishte parashikuar të hynte në fuqi në janar të këtij viti, por u shty për në 1 janar 2020, për shkak se tregtarët e vegjël ngritën shqetësimin se shumë makina të blera kishin mbetur të bllokuara në pikat doganore, pwr shkak se nuk plotesonin kriterin euro .

Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR-së, në 8 muaj kanë hyrë në vendin tonë 5.209 mjete me vit prodhimi mbi 2009/ Euro 4 e lart, ose 45% më shumë mjete më të reja, ç’ka sjell ulje direkt të ndotjes së ajrit. rtsh

S'KA KOMENTE