Izraeli zbulon ilaçin që bën mrekullinë, shëron brenda 48-orëve rastet e rënda...

Izraeli zbulon ilaçin që bën mrekullinë, shëron brenda 48-orëve rastet e rënda të Covid-19

434
SHPËRNDAJE

Lajm i mirë nga Izraeli që mund të përmbysë kursin e sëmundjes Covid-19.

Së bashku me antitrupat monoklonalë, të përcaktuar nga ekspertët si “revolucionarë”, sepse ata janë në gjendje të shërojnë edhe pacientët e prekur më rëndë nga sëmundja, tani mund të ekzistojë edhe një ilaç që jo vetëm premton shumë, por madje mund të hyjë në histori si ilaçi i parë i vërtetë kundër koronavirusit.

Ilaçi quhet EXO-CD24 dhe është zhvilluar nga studiues nga Qendra Mjekësore Sourasky në Tel Aviv.

Shkencëtarët izraelitë kanë deklaruar se ky ilaç është në gjendje të trajtojë edhe raste të rënda të Covid.

Sipas studimit klinik të kryer, 29 nga 30 pacientë me raste të koronavirusit të moderuar deri në atë të rëndë u trajtuan me EXO-CD24 dhe raportuan një shërim të qartë në vetëm 2 ditë.

Një efektivitet prej 96.6%. Pacienti i 30-të gjithashtu u shërua, por pas një periudhe më të gjatë. Me pak fjalë, rezultate vërtet të jashtëzakonshme.

Ilaçi, i  zhvilluar nga profesori Nadir Arber i Qendrës së Parandalimit të Kancerit, është në gjendje të luftojë stuhinë e frikshme të citokinës, një sindromë sistematike inflamatore kërcënuese për jetën, në të cilën sistemi imunitar del jashtë kontrollit dhe fillon të sulmojë qelizat, duke prekur mushkëritë. Kjo ndodh  në 5-7% të pacientëve me Covid-19 dhe duke shkaktuar shumë vdekje.

Ilaçi merret nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, një herë në ditë, në një procedurë që zgjat vetëm disa minuta, për 5 ditë. Proteina gjendet në sipërfaqen e qelizave dhe ka një rol të njohur dhe të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar, duke ndihmuar në “qetësimin e tij” dhe ndalimin e “stuhisë”.

Bazohet në ekzozomet që trupi çliron nga membrana qelizore dhe i përdor për komunikim ndërqelizor.

“Ne i pasurojmë ekzozomet me proteinën 24CD, e cila dihet se luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar”, shpjegoi drejtori i laboratorit të Arbërit, Shiran Shapira, i cili ka studiuar proteinën CD24 për dekada.

S'KA KOMENTE