Iu gjetën në tokën e tij kubikë me fara kanabisi, arrestohet 24-vjeçari

Iu gjetën në tokën e tij kubikë me fara kanabisi, arrestohet 24-vjeçari

1028
SHPËRNDAJE

Një shtetaas me iniciale R.B., 24 vjeç, banues në fshatin Gegë, Kuçovë, është arrestuar ditën e sotme pasi i janë gjetur në tokën e tij kubikë të kultivuara me fara dyshuara cannabis sativa.

Arrestimi i të riut është bërë në flagrancë, ndërkohë materialet e hetimit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për hetim më të detajuar.

Njoftimi i plotë i policisë: Kuçovë

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas i dyshuar si autorë i tentativës për kultivim të cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në vijim të kontrollit të territorit, kanë evidentuar në fshatin Frashër, Kuçovë kubikë të kultivuara me fara të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R.B., 24 vjeç, banues në fshatin Gegë, Kuçovë, pasi pranë tokave të tij u gjetën kubikë të kultivuara me fara dyshuara cannabis sativa;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE