Italia njeh patentat shqiptare: Neser zyrtarizohet marreveshja

Italia njeh patentat shqiptare: Neser zyrtarizohet marreveshja

315
SHPËRNDAJE

Nga dita e nesërme patentat e shqiptarëve do të njihen në Itali.

Marrëveshja është arritur, e ndërsa pritet zyrtarizimi i saj ditën e nesërme nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Hapi i radhës, ka bërë me dije kryeministri Edi Rama është njohja e patentave të shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj dhe kontribuojnë për ekonominë e atij vendi. “Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe të gjithëve që punuat për të arritur deri aty. Tani do të fokusohemi te marrëveshja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Itali, qytetarët t jashtëzakonshëm që nderojnë miqësinë dhe vëllazërinë shqiptaro-italiane që punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë italiane për kaq shumë vite”, shkruan Rama

S'KA KOMENTE