Italia do riktheje masat e kursimit te energjise të viteve ’70

Italia do riktheje masat e kursimit te energjise të viteve ’70

305
SHPËRNDAJE

Senati Italian kanë vendosur që të kontribuojë në përpjekjet për reduktimin e konsumit energjetik, që parashikon që administrata publike, sipërmarrjet dhe familjet të përdorin burimet energjike në mënyrë të racionuar.

Nga e hëna e ardhshme, do të ripërcaktohet orari i ndezjes së impianteve të ngrohjes që do të çojë në një kursim të përgjithshëm prej 100 orësh në javë. Masa parashikon fikjen e impianteve të ngrohjes që përdorin si burim si gazin, ashtu edhe energjinë elektrike, në orët më të ngrohta të ditës dhe një orë para orarit të mbrëmjes.

Në këtë mënyrë, Senati i bashkohet nismës “Ndriçohem më pak” që po promovohet nga emisioni “Caterpillar” në Radio2 Rai. Nisma parashikon që nga ora 18:30 deri në 21:00 do të fiken dritat në fasadën e pallatit ‘Madama’ dhe e të gjitha zyrave që janë përballë tij.

Pritet që kjo fushatë të shtrihet edhe më shumë ku qytetarëve do t’u kërkohet që të kursejnë energjinë e madje parashikohet edhe fikja simbolike e dritave që ndriçojnë disa monumente simbolike të Romës. Masa të ngjashme janë marrë në vitet ’70 kur bota u përball me dy krizat e naftës, që u shoqëruan nga kriza energjetike.

S'KA KOMENTE