Itali-Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës . 17 të arestuar, 4...

Itali-Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës . 17 të arestuar, 4 prej tyre shqiptarë

275
SHPËRNDAJE

Trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Itali, bashkëpunim me brokerin Mario Palamara të mafias kalabreze Ndrangheta e një strukturë kriminale e mirëorganizuar që importonte sasi kokaine, hashashi e marijuane nga Amerika e Jugut drejt Italisë, ky është bilanci i operacionit të mëngjesit të sotëm që çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh italo-shqiptarë në Itali.

Mega operacioni i Antimafia e Antiterrorizmit italian në bashkëpunim me Autoritetet e Guardia di Finanza Italiane ka çuar në ekzekutimin e 17 urdhër arresti ndaj 13 shtetasve italianë e 4 shqiptarë.

Operacioni i koduar Balluardo ka cuar në shkatërrimin e këtij grupi trafikantësh me bazë në Savona të Italisë.

Me urdhër të Prokujrorisë së Genova, akuzohen për blerje, importim, transport, trafikim kokaine e hashash nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Ky grupi i strukturuar trafikantësh zotëronte disa magazina që përdorte për ruajtur e shpërndarë drogën. Gjithashtu zotëronte një sërë auomjetesh të modifikuar për fshehjen e transportin e drogës, si dhe disa instrumente e aparate celularë të kriptuar për të komunikuar e të lidhur me servera në Francë.

Këto instrumente janë përdorur dhe nga anëtarë të këtij grupimi kur ndodheshin në burg e për të komunikuar jashtë qelisë.

Droga e importuar nga Amerika e Jugut për llogari të këtij grupimi transportohej me anije tregtare e mbërrinte në Portin Vado Ligure ku një tjetër degëzim i këtij grupimi merrej me rekuperimin e magazinimin e lëndës narkotike. Hetimet zbardhën bashkëpunimin e një vincieri i cili me padije përcillte informacione se ku ndodheshin konjtenerat ku ishin fshehur pakot me drogë të mbërritura nga Amerika e Jugut.

Hetimet kanë zbardhur se ku organizim mbulonte shpenzimet legale për anëtarëtt e grupit nën arrest si dhe për të bmajtur familjet e tyre.

Ky grupim kishte ngritur dhe një kompani transporti frutash enkas për ta përdorur për trafikun e drogës.

Për llogari të këtij grupimi vepronte dhe brokeri i njohur i Ndranghetas kalabreze i arrestuar më 2022 në Spanjë Mario Palamara.

Falë tij më 17 mars 2020 ku grupim siguroi 84 pako me kokainë që mbërriën në portin e Vado Ligures e episod i dokuemntuar nga Antimafia Italiane.

Të arrestuarit akuzohen për 42 raste trafikimi droge nga Amerika e Jugut që përfshijnë 180 kg kokainë, 40 kg hashash, 70 kg marijuanë e 2 tentativa për të trafikuar 200 kg kokainë e 300 kg hashash.

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin kriminal të këtij grupimi prej 2019,  me prova të bazuara në zbardhjen e bisedave telefonike e të instrumentave telematikë të kriptuar në sistemet Encrochat e Skyccc, në video e marra në Portin e Vado Ligures e falë bashkëpunimit me Eurojust e Autoritetet franceze.

PAMJET/ Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të

S'KA KOMENTE